Të shtëna me armë në Kamëz, një i plagosur! Policia jep detajet e para nga krimi

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Kamëz. Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka qëlluar.

Sipas raportimeve, personi tjetër ka mbetur i plagosur në këmbë.

“Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia lokale.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com