Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Greqi, ku si pasojë është plagosur një person.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Omonias, në qendër të Athinës. Sipas mediave greke, i plagosuri është shqiptar.
Ai po trajtohet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka gjetur shtatë gëzhoja, ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.