Mesditën e sotme, qytetari me iniciale L.T, ka njoftuar sallën operative se në qytetin e Bulqizës, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime.
Nga kontrolli i territorit në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i këtij rasti.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij rasti.