Tre persona humbën jetën dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur në shtetin Arkansas, SHBA si pasojë e të shtënave në një dyqan ushqimesh në qytetin Fordyce.
Mes 10 personave të plagosur janë edhe dy policë. Autori i dyshuar, i identifikuar nga autoritetet si 44-vjeçari Travis Eugene Posey, u plagos gjithashtu dhe u dërgua në paraburgim. Nuk dihen ende arsyet e këtij veprimi.
Të paktën 234 të shtëna masive kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2024. Vendi ka parë një sërë të shtënash në javët e fundit, me 21 të shtëna masive të regjistruara nga Arkivi i Dhunës me Armë që nga e premtja e kaluar./ CNN