Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës.
Një përson ka qëlluar me armë zjarri nga kati i 5 i një pallati në drejtim të një lokali në lagjen Partizani (Rus).
Raportohet se nga të shtënat nuk ka persona të plagosur por plumbat kanë dëmtuar vetëm një automjet të parkuar në anë të rrugës.
Forca të shumta policia kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa autori nuk ka dëgjuar të dorëzohet dhe kanë qenë forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Shkodres të cilët kanë ndërhyrë dhe e kanë arrestuar pas 3 orësh negocime.
/a.r