Bullgaria do të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme, të shtatat që nga prilli i vitit 2021, pasi asnjëra nga partitë kryesore nuk e çoi deri në fund mandatin për të formuar qeverinë e re.
Partia “Ka edhe popull të tillë” (ITN) arriti të marrë mbështetjen e vetëm 66 deputetëve nga 240. Shanset për qeverinë u dogjën që kur partia më e madhe, Gerb, refuzoi të hynte në koalicion me ta.
Tanimë datat e mundshme për zgjedhjet përfliten 13 ose 20 Tetori, në varësi të datës që zgjedh qeveria e re teknike.
Presidenti Rumen Radev nuk ka shumë mundësi për zgjedhjen e kryeministrit teknik dhe me gjasë vendi do i takojë shefit aktual të qeverisë, Dimitar Glavçev (o. Glavchev).
Sondazhet tregojnë se një garë e re elektorale do të prodhonte të njëjtin rezultat: një parlament të fragmentarizuar pa një palë dukshëm fituese. Nga gjashtë zgjedhjet prej 2021-shit, vetëm dy kanë arritur të rezultojnë me një qeveri të zgjedhur.
Nëse do të mbaheshin zgjedhjet, mbështetja për koalicionin me reformistët do të vlerësohej nga 15.3 për qind e zgjedhësve, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë do të renditej e treta me 12 për qind, partia e proruse e ekstremit të djathtë, Vazrazhdane do të renditej e katra me 11 për qind, e ndjekur nga Partia Socialiste Bullgare me 6,9 për qind.