Të ruhet 24 orë me policë! Zbardhet kërkesa e SPAK për Berishën, reagon avokati i ish-kryeministrit

SPAK ka kërkuar masën e sigurisë me “arrest shtëpie” me mbikqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë seancës së sotme në GJKKO.

Bëhet me dije se sipas kërkesës së SPAK, Berisha duhet të mbikqyret 24 orë nga forca të Policisë që do të qëndrojnë pranë banesës së tij.

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha Genc Gjokutaj tha në një deklaratë për mediat se kërkesa e bërë nga SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë është i paparashikuar nga ligji.

Ai tha gjithashtu se gjatë seancës së ditës së sotme janë dorëzuar të gjitha provat që dëshmojnë se Sali Berisha ka qenë kryetar i KLD në momentin që gjyqtarja e çështjes Irena Gjoka, është shkarkuar. Sipas tij ajo nuk mund të jetë gjyqtare e çeshtjes, pasi ka konflikt interesi.

“Përpara seancës ne kishim dorëzuar para gjykatës të gjitha provat që zoti Berisha ka qenë kryetar i KLD, në vitin 1996 dhe gjyqtarja e çështjes është shkarkuar në shkurt. Seanca vijoi deri në momentin kur shteruan kërkesën prokurorët. Ne bëmë pyetje në fund, ata bën sikur na dhanë përgjigje. Kërkesa e prokurorëve ishte e shoqëruar me prova për të cilat ne kërkuam të njiheshim. Seanca u shty për nesër në orën 11.

“Ajo që unë dua të denoncojë është që është kërkuar ndryshimi i masës së sigurimit, u kërkuar, arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore. Kjo është e pambështetur në ligj dhe tregon qëllimin e SPAK dhe të kësaj gjykate jo për të pasur një proces të ligjshëm, por për t’u hakmarrë për nevoja jo ligjore. Është e panevojshme dhe e paparashikuar në ligj kërkesa e prokurorëve të SPAK”,-tha avokati i ish-kryeministrit Genc Gjokutaj.

Kujtojmë se seanca e mbajtur ditën e sotme në GJKKO për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish kryeministrit Berisha u shty për ditën e nesërme në orën 11:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com