“Të refuzohet kategorikisht deviza e Ramës”, ish-ambasadori grek në Tiranë: Kemi vite që përtypim fyerjet e Shqipërisë

Ish-ambasadori grek në Tiranë, Alexandros Mallias, i shtohet listës së diplomatëve dhe studiuesve grekë që mendojnë se qëndrimi i Greqisë ndaj Tiranës zyrtare duhet të ndryshojë.

Duke pranuar se prej disa vitesh, Athina ka pranuar dhe përtypur fyerje pas fyerjesh nga Shqipëria, Mallias nënvizon në një opinion të publikuar në “Kathimerini” se në Greqi duhet të kuptojnë sa më shpejt se deviza e Edi Ramës “të kthejmë një faqe të re në marrëdhëniet mes të dyja vendeve” duhet refuzuar kategorikisht.

Greqia nuk duhet të harrojë asgjë dhe madje duhet të mbajë parasysh mirë sidomos këtë që ndodhi me rastin Beleri, shkruan ai.

Duke renditur disa gabime politike në rastin Beleri, që nisin nga thirrjet brenda Greqisë për ndërhyje asimetrike në Shqipëri, te shndërrimi në një çështje të brendshme politike e deri te heshtja e disave, Mallias vë në dukje se në raport me një vend si Shqipëria, marrëdhëniet me të cilën ai i cilëson shumë të rëndësishme, politika greke duhet të kuptojë ndryshimin që ka ndodhur.

“Asnjë prej kushteve që u vunë në këto 15 muaj për burgosjen e Belerit nuk u plotësua nga lidershipi i vendit fqinj, që është edhe anëtar i NATO-s.

Në këtë moment Rama është i bindur se planet e tij, objektivat e tij politikë dhe planet e tij për Himarën kanë përmbushur vullnetin e pakicës së lirë dhe demokratike greke.fu

Në mendjen e vet, ai gjykon se humbësi nuk është minoriteti, por vetë Greqia…

Me bindjen e fituesit ai përdor slloganin “ne po kthejmë faqen”, shkruan Mallias sipas të cilit realitetit i hidhur ballkanik është se fryma olimpike e garës nuk funksionon në të.

Këshilla e tij është politikë aktive dhe problematizim dinamik në marrëdhëniet me Shqipërinë, një vend prej të cilit diplomatët grekë kanë nisur raporte pozitive për Athinën, çka stonon keq me atë ë po ndodh dhe tanimë po analizohet nga ata që janë pjesë e vendimeve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com