Të qarat e një të miture kanë alarmuar banorët enjë pallati, në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Menjëherë pas lajmërimit të policisë, në vendngjarje kanë ardhur zjarrfikësit, të cilit kanë bërë të mundur nxjerrjen e 3-vjeçares nga banesa.
Ata kanë hyrë nga dritarja, për të bërë zhbllokimin e derës dhe për të nxjerrë shëndoshë e mirë të miturën.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, ky është rasti i dytë i zhbllokimit të dyerve për ditën e sotme teksa ka apeluar për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm veçanërisht ndaj fëmijëve.