Të plagosur nga shpërthimi në Lushnjë, momenti kur deputeti Bujar Çela dhe një tjetër mbërrijnë te Trauma

Pamjet që shihni më poshtë janë të momentit kur deputeti socialist Bujar Çela dhe një tjetër i lënduar nga shpërthimi i fuqishëm në Lezhë mbërrijnë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim të specializuar.

Kujtojmë se tre të plagosur ishin nisur drejt Traumës, por njëri prej tyre humbi jetën në ambulancë, bëhet fjalë për djalin e drejtuesit të viçit i cili po ashtu ndërroi jetë pasi telat e tensionit të lartë prekën vinçin.

Ndërsa të lënduarit e tjerë nuk ndodhen në rrezik për jetën dhe po marrim trajtim mjekësor në Spitalin e Lushnjës.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim.  Dyshohet se gjatë punës, vinçieri duke drejtuar vinçin, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com