Të paktën 320 persona janë vrarë dhe rreth 1200 të tjerë janë plagosur nga sulmet e Izraelit në Liban, që kishin për objektiv bazat e Hezbollahut.
Të dhënat i bëri të ditura për CNN ministri libanez i Shëndetësisë.
Kjo është dita më vdekjeprurëse e sulmeve nga Izraeli që prej luftës së vitit 2006.
Izraeli nisi sot një ofensivë ushtarake nga Hezbollahut në Liban, duke goditur bazat dhe infrastrukturën e tyre që janë ndërtuar në 20 vitet e fundit.
Mesa duket, ushtria izraelite do të ketë një tjetër ofensivë.
“Ushtria po godet objektivat dhe po përgatitet për fazat e ardhshme, që do t’i shpallë së shpejtI. Jemi të fokusuar për të krijuar kushtet që banorët e veriut të kthehen në banesat e tyre”, deklaroi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.
Ndërkohë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli nuk është në luftë me popullin e Libanit, por me Hezbollahun.