Të paktën 16 viktima nga uragani Milton, Florida nis përllogaritjen e dëmeve

Florida ka nisur përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga uragani Milton që i mori jetën të paktën 16 personave.

Milton nuk shkaktoi valën katastrofike të ujit për të cilin kishin frikë në Florida, një nga shumë shtetet e goditura nga Uragani Helene rreth dy javë më parë, por operacioni i pastrimit mund të zgjasë shumë javë.

Shtëpia e Bardhë premtoi mbështetjen e qeverisë pasi shtrirja e plotë e dëmit ishte ende duke u analizuar.

Rreth 2.7 milionë shtëpi dhe biznese në Florida mbetën pa energji elektrike.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis paralajmëroi se megjithëse shteti kishte shmangur “skenarin e rastit më të keq”, dëmi ishte ende i konsiderueshëm./ Reuters

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com