‘Të nxorri Romeo jashtë?’/ Reagon Graciano Tagani

Graciano Tagani gjatë një interviste të dhënë së fundmi ka mohuar se shkak i daljes së tij nga ‘BBV3’ ka qenë Romeo Veshaj, duke i dalë ‘në mbrojtje’ këtij të fundit.

Ka qenë Ronaldo Sharka që e ka ‘ngacmuar’ lidhur me këtë çështje por Graciano e ka mohuar dhe e ka sqaruar njëherë e mirë atë çështje.

Graciano: Graciano nuk doli jashtë nga Romeo, kjo është e sigurt

Ronaldo: Pse nga kush dole, bëre gjithë ‘Big Brotherin’ në një javë me Romeon?

Graciano: Po ta jap sqarimin për herë të fundit dhe do ta mbyll këtë kapak. Di që aty pa pasur njerëz normal, që kanë pasur një punë. Nuk i preva krahët askujt. Në aspektin e Lisit, unë nuk isha vëllai i Lisit. Nuk isha  që haja, pija dhe qëndroja mbi… Unë isha ai që kur hyra kisha afeksion ndaj Lisit, ndërsa Lisi ishte ai njeri që 15 ditë unë nuk e pashë në shtëpi. Kështu që nuk tradhtova shokun, nuk i hyra njeriu në hak. Bëra një lojë që të dëmtoja atë që më kishte dëmtuar 4 ditë rresht. Dhe ku është e keqja këtu?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com