Një 39-vjeçare u ndalua ditën e djeshme nga policia në Tiranë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
A.K., tentoi t’i jepte punonjësit të policisë 20 mijë lekë, për t’i shpëtuar shkeljes por përfundoi nën pranga.
Në video ajo u filmua teksa numëronte paratë, ndërkohë që polici i kërkoi letrat e makinës.
Kur ajo i dha lekët së bashku me letrat, polici i tha: Më jep vetëm letrat. Ndërkohë që tregon para kamerës së policisë 20 mijë lekëshin ryshfet.
Gjatë ditës së sotme, ajo ka reaguar në rrjetet sociale me një foto me mbishkrimin “Qentë lehin, karvani ecën përpara”, ku mesa duket i referohet postimeve dhe reagimeve pas publikimit të videos nga policia.