“Të hetohet e gjithë kupola e shtetit!”\ Xhaxhai i Aleks Nikës për News24: Nuk dorëzohemi deri në fund!

Mark Nika tha në një komunikim me telefon për gazetarin e News24, Igli Çelmeta se tashmë duhet të bëhet drejtësi për “21 janarin”, ndërsa ka bërë thirrje që politika të mos ndikojë në drejtësi.

“Besojmë se tashmë SPAK duhet të bëjë drejtësi për 21 Janarin. SPAK duhet të hetojë nga fillimi deri në fund 21 Janarin me objektivitet dhe i pandikuar nga politika. SPAK nisi hetimin pas urdhrit nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Evropiane. Kërkojmë drejtësi dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. SPAK duhet ta hetojë sa më shpejt 21 Janarin, provat janë aty.

Duam drejtësi, të hetohet e gjithë kupola e shtetit, 21 janarin është krim shtetëror. Kemi paditur ish-kryeministrin Berisha në atë kohë, ish ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe ish kreun e Gradës Ndrea Prendin. Nëse nuk bëhet drejtësi për 21 janarin, sistemi i drejtësisë është i rënë. Thirrje politikës mos të ndikojë te drejtësia. Kemi besim te SPAK”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com