Të hënën diskutohet mandati i Berishës, Rithemelimi paralajmëron protestë para Kryesisë së Kuvendit

Teksa të hënën pritet të mblidhet këshilli i mandateve në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, e cila kërkon arrestimin e ish-kryeministrit Berisha, Rithemelimi ka paralajmëruar se do të protestojë në ambientet e jashtme të godinës.

Në një konference për shtyp, Berisha tha se kjo protestë nuk ka asnjë lidhje me çështjen e tij gjyqësore, por sipas tij me mohimin e të drejtave të opozitës.

Mes të tjerash ai ka deklaruar se me Gazment Bardhin nuk do të ketë asnjë krisje nëse ky i fundit dhe grupi i tij nuk i bashkohen në protestë të hënën, edhe pse betejën për të drejtat e opozitës në parlament e kanë nisur së bashku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com