Nuk ka ende një reagim zyrtar nga çifti Sara dhe Ledri lidhur me thashethemet që qarkullojnë për ndarjen e tyre. Megjithatë derisa e vërteta të mësohet, fansat e tij do të vazhdojnë të pyesin dhe të interesohen.
Në një “Ask me a question” në “Instastory”, Sara është ironizuar nga një ndjekës i cili i thotë të mos harrojë se kush i hapi rrugën drejt famës dhe e solli këtu ku është. Ironinë, blogerja ia ka kthyer me ironi ndjekësit duke i falenderuar që e kujtoi për këtë gjë.
“Asnjëherë. Faleminderit që ma kujtove” – shprehet Sara duke treguar se është mirënjohëse ndaj Ledrit, si dhe duke ironizuar ndjekësin.
c