Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Më i larti në vend, disa biznese po ikin jashtë!

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku e ka konsideruar tatimin për profesionet e lira në shkelje të Kushtetutës. Para Gjykatës Kushtetuese, ku PD ka depozituar një padi për ligjin për tatimin mbi të ardhurat, Tabaku tha se kjo detyrim po i çon disa biznese drejt falimentimit, ndërsa disa të tjerë po largohen jashtë vendit.

Sipas Tabakut, kjo taksë po prek jo vetëm profesionet e lira, por edhe një zinxhir shërbimesh që ndikojnë drejtpërdrejtë mbi konsumatorin.

Një pjesë e bizneseve janë duke u larguar jashtë Shqipërisë për këtë arsye ne do të vazhdojmë mbledhjen e informacioneve, parashtrimin e fakteve sëbashku me institucionet e tjera që kanë sjellë padi në Gjykatën Kushtetuese, kontabilistët, noterët, avokatët dhe të gjithë profesionistët e lirë që i janë bashkuar kauzës sonë. Sot ndodhemi në kushtet e shkeljes së Kushtetutës, në kushtet e një tatimi që shkon 30-40% për profesionet e lira, tatimi më i lartë në Shqipëri. Kjo taksë e padrejtë është duke prekur jo vetëm profesionistët e lirë por një zinxhir shërbimesh sepse të gjitha shërbimet nga ato për ekonomist, kontabilitet, farmacist, noter, shërbime shëndetësore kanë një rritje zinxhir çmimesh që ndikojnë drejtpërdrejtë mbi konsumatorin”, u shpreh Tabaku.

Prej 1 janarit të këtij viti, profesionet e lira janë bërë pjesë e taksimit me fasha, kua ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com