Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia e Mirditës pasi iu gjetën në makinë targa të vjedhura të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale.
Në pranga ka rënë Rahman Rama, banues në Tiranë. Arestimi i tij është bërë ditën e djeshme (9 janar) teksa 25 vjeçari është ndaluar në rrugën Krumë-Kukës. Për targat e vjedhura ishte bërë një denoncim nga V.N, banues në Mirditë.
Policia ka sekuestruar targat dhe automjetin tip ‘Golf’ që drejtonte i riu.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/f.s