“Tani kam një të dashur”/ Adele në koncert: Dua të bëhem nënë e një vajze

Adele ka ndarë me publikun dëshirën për t’u bërë sërish nënë, në koncertin e saj të fundit në Las Vegas. Teksa këngëtarja po performonte hitet e saj, ajo shprehu dëshirën për të zbuluar para publikut planet e saj kur të përfundojë turneun.

“Sapo të mbaroj të gjitha detyrimet dhe paraqitjet e mia, dua të kem një fëmijë”, tha këngëtarja për publikun e saj. Më pas ajo shtoi: “Dua një vajzë sepse tashmë kam një të dashur. Ndjej se ai mund të jetë personi që do ta dua më shumë në botë, por mund të jetë edhe ai që do ta urrej”, u shpreh ajo. 

Në një tjetër moment të paraqitjes së saj, Adele përmendi edhe partnerin e saj Rich Paul. “Me mua si nënë dhe babain e saj, ajo do të jetë një princeshë, një mbretëreshë e vogël. A nuk është kështu?”, tha ajo me humor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com