Takimi i Ramës në Athinë, flet ‘miku’ i Belerit: Tallava që kushtoi dhjetëra milionë euro

Ilir Meta që ka mik Fredi Belerin, ka folur për takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë.

Në një konferencë për mediat Meta tha se me dhjetëra milionët të cilat u shpenzuan për organizimin e aktivitetit të djeshëm, mund të ishin dyfishuar pensionet.

“Regjim i kalbur dhe i korruptuar në palcë. Të gjithë e dinë si administrata e bashkive të Rilindjes dhe administrata shtetërore. Duke shkulur administratën e për t’i dërguar atje. I vetmi zhvillim pak pozitiv për ata shqiptarë që shkuan, ishin këngëtarët.
PL është për votën e diasporës, ka qenë edhe dje është edhe sot. Ata e dinë shumë mirë se kush do ti rikthejë çunat e Londrës në vend. Ajo tallavaja që ka kushtuar dhjetëra milion euro mund të ishin dyfishuar pensionet për të gjithë qarqet ku u shkulën patronazhistët e u dërguan atje”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com