E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy Vanhorn është takuar sot me Kryeministrin Edi Rama.
Takimin e ka konfirmuar ambasada amerikane përmes një njoftimi ku bën të ditur se SHBA dhe Shqipëria janë vende aleate në NATO dhe partnerë strategjikë.
“Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.
/a.r