Nga 11 deri më 13 shtator, u mbajtën tre takime : takimi i krerëve të mekanizmit dypalësh të konsultimeve midis Kinës dhe Filipineve për çështjen e Detit të Kinës Jugore, Forumi i 11-të i Pekinit “Xiangshan” dhe Takimi e 22-të i Zyrtarëve të Lartë mbi Zbatimin e Deklaratës për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore mes Kinës dhe vendeve të ASEAN-it. Këto takime jo vetëm që përfshinë çështjen e Detit të Kinës Jugore, por edhe dhanë një mesazh të përbashkët, pikërisht atë që trajtimi i duhur i mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe ruajtja e qëndrueshmërisë në Detin e Kinës Jugore janë shpresat e përbashkëta të rajonit dhe janë në interesin e rajonit.
Lidhur me takimin dypalësh midis Kinës dhe Filipineve, sipas njoftimeve, të dy palët patën një shkëmbim të sinqertë dhe të thelluar pikëpamjeve mbi çështjet detare, veçanërisht për gumën Xianbin. Kina përsëriti qëndrimin e saj parimor për çështjen e gumës Xianbin, u kërkoi Filipineve që të largonin menjëherë anijet përkatëse dhe deklaroi se do të ruante me vendosmëri sovranitetin e saj dhe seriozitetin dhe efektivitetin e Deklaratës për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore. Në të njëjtën kohë, diplomatët filipinas postuan pamjet e takimit në platformat sociale, duke thënë se kishin një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh me palën kineze.
Për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon, Kina shpreson t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me Filipinet nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve.
Në takimin e 22-të të zyrtarëve të lartë midis Kinës dhe vendeve të ASEAN-it mbi zbatimin e Deklaratës për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore të mbajtur të premten, të gjitha palët ranë dakord se ruajtja e paqes dhe qëndrueshmërisë në Detin e Kinës Jugore ka një rëndësi të madhe, duke bërë thirrje për forcimin e dialogut, ruajtjen e përmbajtjes, trajtimin e duhur të dallimeve dhe rritjen e besimit të ndërsjellë.
Në këto takime u nënvizua se Kina do të vazhdojë të punojë shumë për këtë qëllim dhe Filipinet duhet t’i kthehen konsensusit rajonal sa më shpejt të jetë e mundur dhe të bëjnë zgjedhje që u shërbejnë vërtet interesave të tyre.