Tabaku analizon Buxhetin e 2025-ës: Nuk tregon se kush janë prioritetet dhe se cilët sektorë do të mbështesë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ku ka folur rreth çështjes së inceneratorëve dhe dëmet që kanë shkaktuar në buxhetin e Shtetit.

Ajo tha se dëmi që këta incenerator i kanë sjellë buxhetit të shtetit është i jashtëzakonshëm.

Unë besoj se çështja e inceneratorë që është një çështje të cilës nëse i shkohet deri në fund, përgjegjësit para drejtësisë duhet të shkojnë deri në nivelin më të lartë  të qeverisjes. Kjo çështje pasojat në buxhetin e shtetit i ka edhe më të rënda nga ato që nënshkruhen në kontrata. Nga të tre inceneratorët ai i Tiranës shkëlqen në pangopësinë e tij dhe në kontratën e jashtëzakonshme që është firmosur”,-tha Tabaku.

E pyetur për buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, deputetja Tabaku tha se buxheti për 2025 është buxheti më i dobët.

Unë kam parë shumë buxhete në këto 12 vite ashtu sikurse shumë kontrata koncensionare, por buxhet më të dobët dhe që nuk mendon për asnjë nga shqetësimet që kanë qytetarët nuk kam parë ndonjëherë. Unë kam shqetësim për buxhetin pasi nuk tregon se kush janë prioritetet dhe se cilët sektorë do të mbështesë buxheti. Si do të fuqizohet biznesi që të sjellë rritje pagash, nga ana tjetër nga pikëpamja e shpenzimeve për buxhetin prap nuk kemi mbështetje për pensionistët, nuk ka asnjë rritje për shtresat e ndryshme sociale”,-tha Tabaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com