Rreth 61.5 milionë votues në Turqi u drejtohen këtë të diel qendrave të votimit për zgjedhjet lokale. Pritet që në këto zgjedhje, qytetarët të vendosin për 1,393 kryetarë bashkie, mijëra anëtarë të këshillave bashkiakë, si dhe për drejtuesit lokalë të rretheve dhe fshatrave komunale.
Qendrat e votimit në provincat e lindjes u hapën në orën 07.00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 16.00, ndërsa në provincat perëndimore, qytetarët do të votojnë nga ora 08.00 e mëngjesit deri në 17.00 të pasdites.
Fokusi në zgjedhjet e sotme është në betejën për Stambollin, ku garojnë aktualisht kryebashkiaku aktual Ekrem Imamoglu dhe i zgjedhuri i Presidentit Erdogan, Murat Kurum.
Megjithatë, kësaj gare, në opinionin publik i referohen si një duel mes vetë Erdoganit dhe Imamoglu-t. Për presidentin turk, rimarrja e bashkisë së Stambollit, nga ku ai filloi ngjitjen e tij në politikë, është bërë që nga viti 2019 një synim jetësor.
/a.r