SYRIZA rrëzon liderin Stefanos Kasselakis, largon me shumicë dërrmuese votash pasuesin e Tsipras

Largohet Stefanos Kasselakis nga drejtimi i partisë më të madhe opozitare në Greqi atë të Syrizias.Pas një mbledhjeje të sekretariatit politik të Syriza-s të enjten, Stefanos Kasselakis iu tha se organi më i lartë i partisë kishte votuar në mënyrë dërrmuese në favor të largimit të tij.

Ky ishte fundi i 11 muajve në detyrë për liderin e parë homoseksual të një partie në shtetin fqinj. Pas dy ditësh bisedimesh të ashpra, komiteti qendror i Syrizës kishte deklaruar të dielën se Kasselakis ishte rrëzuar në një mocion mosbesimi. Nga vila e tij luksoze në ishullin Spetses, biznesmeni kundërshtoi vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale dhe u kërkoi mbështetësve të tij të tregonin vetëpërmbajtje.

“Ai e drejtoi Syriza-n sikur të ishte një kompani, duke zhvilluar takime përmes Zoom, duke shpërfillur organet vendimmarrëse që janë aq pjesë e jetës “të brendshme” të çdo partie, duke treguar pak respekt për kolegët, duke menduar se mund të qeveriste thjeshtë duke pushuar njerëzit. Në fund të gjithë ishin kundër tij”, thotë gazetari grek Dimitris Psarras për britaniken The Guardian.

Ekathimerini shkruan se burime pranë Kasselakis thonë se çështja që ka lindur me shkarkimin e tij nuk është politike, por ligjore. Megjithatë sipas gazetës greke shkarkimi i tij ka futur partinë në kaos ndërsa numërimi mbrapsht për zgjedhjet për kreun e ri të SYRIZA-s ka filluar.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com