Ivi Kaso, sekretar për zgjedhjet në PD, ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes nga Bruna Çifligu ku ndër të tjera, ai foli edhe për aksionin opozitar.
Ai u pyet nëse shqiptarët janë aktualisht të gatshëm për të marrë pjesë në një protestë të madhe të organizuar nga opozita. “Janë shumë të pakënaqur. Janë të frikësuar dhe trysnuar. Mekanizmi kriminal i ngritur nëpërmjet keqpërdorimit të çdo resursi shtetëror, në mënyrë jo vetëm që të marrë informacion, por të ketë në dorë çdo problem të tyre, madje edhe ta kërcënojë kur ti kërkojë votën, atëherë nuk kanë faj qytetarët.
Ne synojmë të zgjojmë luanin brenda qytetarëve. Ne këtë e bëjmë me shembullin tonë. Protestat do të diversifikohen në forma të tjera, në bllokime rrugësh, në forma të tjera. Opozita do të jetë e para në veprim, ne jemi të bindur që protestat do të masivizohen”, tha Kaso.
Më tej, ai theksoi se kjo opozitë ka zbritur në shesh edhe 70 mijë shqiptarë dhe është po kjo opozitë që nuk e ka për turp të protestojë edhe në numra shumë herë më të vegjël.
/a.r