Nesër Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë ndeshjen e radhës, miqësoren me Suedinë. Për trajnerin Sylvio Mendes Campos Júnior, Silvinjo e pranoi se lojtarët e tij po mendojnë për listën përfundimtare për Gjermani 2024. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, Silvinjo tha se kuqezinjtë duhet të provojnë që të përmirësohen.
“Na intereson rezultati, por në fillim ajo që ka rëndësi është që të provojmë futbollistët. Jemi një ekip me të rinj, kemi lojtarë si Asllani, Mitaj Mihaj, Seferi, Ramadani. Nuk kanë më shumë se 10-12 ndeshje me kombëtaren të gjithë bashkë. Nuk është se kemi një ekip prej 5-6 vitesh, e duhet të bëjmë një a dy zgjidhje. Duhet t’i japim sa më shumë eksperiencë ekipit. Mitaj më befason me paraqitjet e tij të shkëlqyera. Asllani po rrite tek Interi, lojtar i shkëlqyer. Duhet të mendojmë për çdo lojtar, edhe në stërvitje apo zotërim topi. Ekipi nuk është gati që të bëjmë 4-5 ndryshime. Por ndoshta mund të ketë ndryshime për dy a tre lojtarë. Të hënën do të marrim vendimin përfundimtar me stafin se kush do të luajë.”
Por nuk e kaloi pa komentuar edhe ndeshjen e humbur me rezultatin 0-3 me Kilin. Sipas tij, lojtarët janë në ankth për pjesëmarrjen në EURO 2024, ndaj edhe kërkojnë që të shfaqin veten e tyre, por fillimisht duhet që të tregojnë maksimumin e tyre që të prodhojnë rezultate. Ndaj për të “ndëshkuar’ ka vendosur që të ndryshojë formacionin.
“Nesër do të marrim vendimin përfundimtar se kush do luajë nesër. Sa i përket ndeshjes me Kilin, ndoshta humbja 3-0 nuk ishte rezultati i duhur, siç ishte fitorja ndaj Çekisë në kualifikuese. Por kështu është futbolli ndonjëherë humbet thellë ndeshje që nuk i meriton. Megjithatë duhet ta lëmë pas ndeshjen me Kilin dhe të bëjmë maksimumin nesër.”
Miqësorja kundër Suedisë që do të luhet në stadiumin “Friends Arena” në orën 19:00.