Surprizë në SHBA: Kandidati për president tërhiqet nga gara, ja çfarë i kërkon Trump

Kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale të nëntorit Robert F. Kennedy Jr. paraqiti dokumentet për t’u tërhequr nga gara në shtetin e Arizonës.

Sipas burimeve, stafi elektoral i Kennedy i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ai dëshiron një marrëveshje me Donald Trump në bazë të së cilës ai do të mbështesë rivalin republikan në këmbim të një pune në administratën e mundshme Trump, shkruan A2.

Trump i tha CNN këtë javë se ishte i hapur që Kennedy të luante një rol në administratën e tij nëse kandidati i pavarur largohet nga gara dhe e mbështet.

70 vjeçari Kennedy, është djali i politikanit të ndjerë demokrat dhe Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA Robert F. Kennedy dhe nipi i presidentit të ndjerë John F. Kennedy. Ai e filloi fushatën e tij presidenciale si demokrat, duke sfiduar presidentin Joe Biden për nominimin.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com