Ariana Grande është gati të publikojë brenda pak ditësh albumin e saj të ri “Eternal Sunshine”, ku do të përfshihet edhe një këngë me gjyshen. Aktorja dhe këngëtarja tregoi se albumi përfshin 13 këngë dhe do të publikohet më 8 mars. Ndër këngët e paralajmëruara është edhe një “single” që ajo këndon me gjyshen e saj, Ordinary Things (Feat Nonna).
Ariana Grande, e cila është me origjinë italiane, ka një gjyshe 98-vjeçare të quajtur Marjorie me të cilën fotografohet shpesh. Sakaq, theksojmë se albumi i ri i yllit të pop-it “Eternal Sunshine” pason albumin e 2020 “Positions”.