Dita për banorët e shtëpisë më të ndjekur ka nisur pak momente më herët, ku banorët janë zgjuar me qëllime të qarta sot, vetëm të debatojnë me njëri-tjetrin.
Fillimisht ka qenë Erjola e cila e ka nisur mëngjesin me nerva e më pas ka vijuar me një debat të ashpër mes dy banorëve, Meritonit dhe Romeos.
Debati është nxitur nga Romeo teksa është shfaqur duke i thënë: ‘E ke nxjerrë jashtë’, dhe kjo gjë siç duket nuk i ka pëlqyer Meritonit pasi pati një reagim të tillë dhe ditën e djeshme kur Romeo e akuzoi se ai ishte shkakëtari i daljes së Ilnisës.
Pas kësaj, Meritoni e ka quajtur Romeon ‘Supermario’ dhe ky i fundit i ‘ka ngulur’ sytë Meritonit, pasi vëllai i Romeos quhet Mario dhe i thënë që jashtë ambienteve të shtëpisë ai nuk do të guxonte të përmendte familjen e një personi tjetër.
Debati ka vazhduar më tej, ku Meritoni për të ‘zënë keq’ Heidin e ka pyetur për emrat e prindërve të Romeos, të cilët i takoi pak ditë më parë në ambientet e shtëpisë së ‘BBV3’.