Aktori amerikan Charlie Sheen ka rënë pre e një sulmi me armë në banesën e tij në Malibu nga një femër.
Ngjarja u regjistrua disa ditë më parë teksa aktori i njohur i humorit mori ndihmë mjekësore në vendngjarje, por nuk shkoi në spital.
Policia bën me dije se ka mund të arrestojë agresoren, e identifikuar si Electra Schrock, e cila ka pasur dhe precedentë penalë të mëparshëm për sulm me armë dhe vjedhje banesash.
Departamenti i Sherifit të Los Anxhelosit konfirmoi sulmin ndaj aktorit të “Two and a Half Men”, ndërkohë që mësohet se autorja do të dalë përpara gjykatës javën që vjen.