Qindra njerëz kanë mbetur të plagosur, pas shpërthimit njëkohësisht të radiove të komunikimit të milicive të Hezbollahut në Bejrut dhe në Damask. Mediat izraelite raportojnë shpërthimet janë shkaktuar nga një sulm në rrjetet e brendshme të komunikimit të Hezbollahut, duke lënë plagopsur edhe ambasadorin iranian në Liban Mojtaba Amani.
Sipas mediave libaneze qindra njerëz janë plagosur, të cilat citojnë burime shëndetësore në rajone të ndryshme të prekura të vendit: rrethinat jugore të Bejrutit, lugina e Bekasë dhe Libani jugor, i cili ka një vit që është përfshirë në luftë me Izraelin.
Fotot dhe videot nga periferitë jugore të Bejrutit që qarkullojnë në mediat sociale dhe në mediat lokale treguan njerëz të shtrirë në trotuar me plagë në duar.
Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, më parë paralajmëroi anëtarët e grupit që të mos mbanin telefona celularë, duke thënë se ata mund të përdoren nga Izraeli për të gjurmuar lëvizjet e tyre dhe për të kryer sulme të synuara.
Raportohet se Ministria e Shëndetësisë e Libanit u bëri thirrje të gjitha spitaleve që të jenë në gatishmëri për të pranuar pacientët e urgjencës dhe që njerëzit që posedojnë pager të largohen prej tyre. Gjithashtu u kërkoi punonjësve shëndetësorë që të shmangin përdorimin e pajisjeve me valë.
Zyra e kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu distancohet nga një bashkëpunëtor i ngushtë dhe zëdhënës historik i kryeministrit, i cili la të kuptohej në rrjetet sociale se Izraeli qëndronte pas sulmit të koordinuar në shkallë të gjerë.
/a.r