Sulmi terrorist në Moskë, reagon për herë të parë Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin i është drejtuar kombit me një fjalim për sulmin terrorist të ndodhur pranë Moskës ku pati qindra persona të vdekur.

Putin e cilësoi ngjarjen “barbare” dhe u zotua se do të ndëshkojë të gjithë palët e përfshira.

Presidenti rus shpalli ditë kombëtare zie të dielën e 24 marsit në nderim të viktimave.

Ndërsa shprehur falenderim për reagimin e institucioneve tha se do të punohet për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Nga ana tjetër, ai shtoi se sulmuesit u kapën teksa po tentonin të shkonin drejt Ukrainës.

Sipas Putin, Ukraina nga hetimet paraprake kishte lënë të hapur ‘një dritare’ për të lejuar sulmuesit të kalonin kufirin.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com