Shteti Islamik ka publikuar një fotografi të atyre që pretendon se ishin katër sulmuesit pas të shtënave në sallën e koncerteve, sipas agjencisë së lajmeve Amaq të grupit militant.
Në një deklaratë që shoqëronte imazhin, grupi tha se të shtënat vijnë brenda kontekstit të “luftës së furishme” midis Shtetit Islamik dhe vendeve që luftojnë Islamin.
Në postim, ku autorët nuk janë identifikuar, thuhet se sulmi në Rusi është kryer në kontekstin e “luftës së ndezur” midis Shtetit Islamik dhe vendeve që luftojnë Islamin.
“Luftëtarët e Shtetit Islamik sulmuan një grumbullim të madh të krishterësh në qytetin Krasnogorsk, në periferi të kryeqytetit rus, Moskë, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe duke shkaktuar shkatërrim të gjerë në zonë përpara se të tërhiqen në mënyrë të sigurtë në bazat e tyre”, theksohet në reagim, duke shtuar se “ata pushtuan të armatosur me automatikë, pistoleta, thika dhe bomba në sallën e koncerteve dhe tre filluan të qëllonin njerëzit, ndërsa i katërti i vuri flakën vendit”.
Në këtë mënyrë, Shteti Islamik i përgjigjet, në thelb, kryeredaktorit të Rusisë Sot, i cili theksoi më herët se “gjakderdhja në vendin e koncertit nuk është vepër e ISIS-it, por e ukrainasve”.
Vladimir Putin është zotuar të ndëshkojë ata që janë përgjegjës, ndërsa numri i viktimava i ka kaluar 140./m.j
🇷🇺
BIG BREAKING- #MoscowAttack: ISIS via AMAQ News releases Statement and group picture of the 4 terrorists that carried out the terrorist attack in Moscow, #Russia. pic.twitter.com/JHpvgjisVd— ConflictLive 💬 (@conflict_live) March 23, 2024