Sulmi terrorist në Moskë, gazetari shqiptar në Rusi: Një koncert me mbi 6 mijë spektatorë, pa asnjë polic!

Misha Puma gazetari shqiptar në Rusi foli për masakrën që tronditi Moskën disa ditë më parë pas një sulmi terrorist me mbi 100 viktima.

“Ishte një shok dhe u transformua në urrejtje dhe gjithashtu në analiza për të gjetur arsyet përse ndodhën. Dhe tani po punohet në një mënyrë të tillë që të përgatiten dhe të merren masa që një gjë e tillë të mos përsëritet më”, tha ai.

Gjithashtu ai komentoi edhe pretendimet se Ukraina ishte e përfshirë në këtë ngjarje.

“Fillimisht ka pasur një deklaratë nga Forcat Speciale dhe ato të Sigurisë që nuk ka gjurmë të Ukrainës dhe të ISI-s në vendin e ngjarjes. Fotografia e terroristëve në makinë, të bën të mendosh që këta terroristë që u larguan nga vendi i ngjarjes, mund të kenë menduar të bëjnë këtë rrugë për të lënë të kuptohej se ku po drejtoheshin dhe lidhjet që kishin më tej.

Ka shumë paqartësi për këtë ngjarje, fillimisht është një dështim i inteligjencës që nuk e paralajmëroi dot këtë akt. Por disa gjëra që janë të pafalshme kanë ndodhur në nivelin e organizmit lokal. Forcat speciale erdhën në vendin e ngjarjen mbi një orë me vonesë. Koncerti përfshinte 6200 spektatorë dhe si është e mundur që në një nga sallat më të mëdha në vend nuk kishte një polic atje?

Ata e kishin për detyrë që në hyrje të ishte një polic, pra ka një abuzim detyre. Sidomos kur vendi është në një kohë lufte. Putini deklaroi se “do të ndëshkohen terroristët, autorët ata që i përkrahën dhe ata që nuk u treguan vigjilentë”, tha ndër të tjera ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com