Një djalë 9-vjeçar është mes 5 viktimave të sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. Kështu deklaroi një zyrtar nga qyteti i Magdeburgut, Ronni Krug, i cili shtoi se nuk kishte informacione të mëtejshme për të rriturit e vrarë.
Numri i të plagosurve është 205, 41 persona janë lënduar rëndë ose shumë rëndë, shtoi ai.
Prokurori Horst Nopens shtoi se i dyshuari, një mjek saudit 50-vjeçar, është nën hetim nën dyshimin për vrasje, tentativë për vrasje. Ai u mor në pyetje.