Sulmi ndaj Policisë në Kukës, SPAK mbyll hetimet për grupet siriane të trafikantëve të emigrantëve

Trafiku i emigrantëve të paligjshëm që u goditi gati një vit më parë, pas sulmit ndaj policisë sonë në Kukës, funksiononte me dy grupe kriminale që përbeheshin nga siriane. SPAK ka mbyllur hetimet për këtë çështje dhe ka çuar dosjen ne gjykate. Sipas SPAK, përveç ndihmës për kalime të paligjshme të emigrantëve, dyshohet se këto grupe kryen edhe trafikim të armëve apo lëndëve narkotike.

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për të pandehurin grupin e trafikantëve të emigrantëve të paligjshëm që u godit më 25 maj të vitit 2023 në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Kosovës pranë pikës doganore të Morinës.

Tashmë dosja është dorëzuar në Gjykatën e Posaçme dhe pritet të nisin seancat për të gjykuar grupin kriminal të cilët bëhen përgjegjës për plagosjen e dy oficerëve të policisë dhe një banori, në atë kohë.

Në dosjen e siguruara nga ABC News, thuhet se sipas Prokurorisë së Posaçme, trafiku I emigrantëve organizohej nga dy grupe. Grupi I parë drejtohej nga I pandehuri Sultam Grimash, ndërsa si anëtarë dyshohen Muhammed Radaven, Ajob Bahoo e Rabii Lakadi. Ndërsa grupi I dyti I trafikantëve kishte në rolin drejtues Muhamed Shehab, ndërsa si anëtarë dyshohen Muhammed Nasir, Nagid Alabdalah.

Sipas SPAK, përveç ndihmës për kalime të paligjshme të emigrantëve, dyshohet se kryen edhe veprat të tjera penale si trafikim të armëve apo lëndëve narkotike.

Këto dy grupe organizojnë punët për të sjellë emigrantët nga Greqia apo Maqedonia e Veriut, dhe më pas I transportonin përgjatë territorit shqiptar. Grupet ishin përgjegjës edhe për sigurimin e automjeteve, gjetjen e shofereve dhe deri në kalimin nëpërmjet malit në Morinë në drejtim të Kosovës për në Serbi me destinacion përfundimtar vendet e BE. Udhëtimi i emigrantëve më pas përtej Serbisë e tutje organizohet nga grupet e tjera kriminale.

Sipas SPAK, gjatë natës së 25 majit 2023, ka qenë një banor i zonës që ka informuar policinë për persona të armatosur në zonën e pyllëzuar në Morinë.

Në dosjen e SPAK, thuhet se ka qenë pikërisht një bari i zonës i cili ka ndihmuar efektivët e policisë për t’i çuar tek grupi i trafikantëve, të cilët sapo I kanë pikasur u janë kundërpërgjigjur me armë zjarri.

Policia e Kukësit njoftoi me 26 maji 2023 se 5 sirianë dhe një shtetas algjerian të moshave 20 deri në 40 vjeç u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Strukturimi”, ndërsa një i dyshuar i shtatë u shpall në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com