Sulmi ndaj Açkës, “Etika” përjashton për 10 ditë Nokën e Bardhin, dënohen edhe Dogjani e Nallbati

Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.

Ndërsa ka vendosur 5 ditë përjashtim për deputetët Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani.

Vendimi vjen pas kaosit të shkaktuar në Kuvend në seancën e 15 Janarit, si dhe në përplasjen që deputetët Bardhi dhe Noka kanë pasur me kolegen e tyre demokrate, Flutura Açka.

Në mbledhjen e dy ditëve më parë të Komisionit të Medias, Bardhi dhe Noka i mbyllën mikrofonin me forcë koleges së tyre Flutura Açka për të mos lejuar vazhdimin e mbledhjes së këtij komisioni, si pjesë e aksionit të tyre opozitar për bllokimin e punës së Kuvendit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com