“Unë besoj se ne të gjithë kemi një mesazh për Kremlininm, se ne nuk kemi frikë, se ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe qytetarët e saj të guximshëm për aq kohë sa të jetë e nevojshme.Dhe në lidhje më këtë çështje jemi të bashkuar.”
Kështu ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke folur në kongresin e PPE në Bukuresht.
“Shkelja e ligjit ndërkombëtar dhe përpjekjet për të ndryshuar kufijtë me forcë nuk do të pranohen nga familja jonë politike”, shtoi Mitsotakis, i cili gjatë fjalimit të tij kujtoi atë që ndodhi gjatë vizitës së tij në Odessa për të takuar presidentin ukrainas, kur forcat ruse goditën me raketë pak larg nga vendi ku po qëndronin dy udhëheqësit./m.j