Sulmi me 10 viktima në New Orleans po hetohet si “akt terrorist”, publikohet fotoja e makinës me “flamurin e Shtetit Islamik”

FBI-ja ka lëshuar një deklaratë ku thotë se personi që futi makinën në një turmë njerëzish është gjendur i vdekur dhe sulmi tashmë po hetohet si një “akt terrorizmi”, duke hedhur poshtë deklaratën që vetë FBI-ja bëri pak më parë.

“Këtë mëngjes, një individ u fut me makinë në një turmë njerëzish në rrugën Bourbon në New Orleans, duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë”, thuhet në njoftim. Deklarata shton se personi më pas gjet pa shenja jete, me shkakun e vdekjes që vazhdon të jetë i paqartë, thotë BBC.

“FBI është agjencia kryesore hetimore dhe ne po punojmë me partnerët tanë për ta hetuar këtë si një akt terrorizmi”, thuhej në deklaratë.

Autori goditi me makinë qytetarët që po festonin ndërrimin e viteve dhe më pas qëlloi drejt tyre me armë zjarri. Në makinë dyshohet se janë gjetur pajisje eksplozive artizanale.

Makina e bardhë kamionçinë me targa të Teksasit, është fotografuar teksa në pjesën e pasme ka një flamur në shkop. Flamuri i zi është mbështjellë që të mos dallohet, megjithatë përdoruesit e rrjeteve sociale janë të bindur se është flamuri i Shtetit Islamik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com