Sulmi i Iranit ndaj Izraelit/ Zelensky: Thirrje zgjimi për botën e lirë

Tingulli i dronëve duhet të shërbejë si një “thirrje zgjimi për botën e lirë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ditën e sotme pasi Irani nisi një sulm me dron dhe raketa në shkallë të gjerë në Izrael të shtunën mbrëma.

“Ne në Ukrainë e dimë shumë mirë tmerrin e sulmeve të ngjashme nga Rusia, e cila përdor të njëjtat taktika të sulmeve masive ajrore”.

Sipas Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, zhurma e dorneve është një mjet terrori, kërcënim si për Lindjen e Mesme ashtu edhe për Evropën.

“Ky tingull duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për botën e lirë, duke demonstruar se vetëm uniteti dhe vendosmëria jonë mund të shpëtojë jetë dhe të parandalojë përhapjen e terrorit në mbarë botën”.

Zelensky vazhdoi duke thënë se veprimet e Iranit kërcënojnë të gjithë rajonin dhe botën, ashtu si veprimet e Rusisë kërcënojnë një konflikt më të madh dhe se bashkëpunimi i dukshëm midis dy regjimeve në përhapjen e terrorit duhet të përballet me një përgjigje të vendosur dhe të bashkuar nga bota.

“Fjalët nuk ndalojnë dronët dhe raketat. Vetëm ndihmat dhe reagimi nga bota mund ta bëjë këtë”.

Më tej, presidenti ukrainas shtoi se sipas tij është e domosdoshme që Kongresi i Shteteve të Bashkuara të marrë vendimet e nevojshme për të forcuar aleatët e Amerikës në këtë kohë kritike.

Ndërkaq mbi 300 dronë e raketa u lëshuan nga Irani mbrëmjen e së shtunës në drejtim të territorit të Izraelit. Gjithashtu nuk munguan as dronët e lëshuar nga Hezbollah dhe Jemeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com