Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se ekstradimi në Kosovë i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, është i pamundur.
“Të gjitha proceset gjyqësore do të zhvillohen para gjykatave vendase”, ka thënë ai.
Pak ditë më parë INTERPOL-i ka lëshuar një urdhër për arrestimin e Radoiçiqit, për shkak të sulmit të armatosur në Banjskë, në komunën e Zveçanit, në veri tē Kosovës.
Kujtojmë se më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë.
Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, duke thënë se ai “personalisht” e ka organizuar sulmin dhe të gjitha përgatitjet logjistike dhe se nuk ka informuar askënd për ato plane.