Sulmet izraelite vrasin 18 persona, alarmi nga OKB për gazën: Bota po i braktis civilët

Bota po i lë në baltë civilët e pafajshëm në Gaza. Këtë e konfirmon një zyrtare e lartë e Kombeve të Bashkuara që mbikëqyr ndihmën dhe rindërtimin në enklavën palestineze.

Për BBC nënvizon se komuniteti ndërkombëtar si kolektiv po dështon në mbrojtjen e civilëve mes luftës së ashpër Izrael-Hamas.

Sigrid Kaag, e përshkruan situatën katastrofike. “Ne nuk po i përmbushim nevojat, e lërë më të krijojmë prespektivë dhe shpresë për civilët në Gaza”, shprehet zyrtarja e OKB me dëshpërim. Ajo shton se enklava palestineze është shndërruar në vendin e punës më të pasigurt në botë.

Kaag bën thirrje për një armëpushim mes palëve në mënyrë që të ndihmohet popullata dhe që kamionët humanitarë mund të shkojnë atje ku ka civilë. OKB raporton mbi 300 punonjës humanitarë që kanë humbur jetën në Gaza, kur po bëhet thuajse 1 vit nga shpërthimi i gjerë i luftës. Ndërkohë, përplasja e armatosur nuk po ndalet.

Mjekët në Gaza raportojnë për 18 persona të vrarë në tokën palestineze, pas një serie sulmesh ajrore izraelite të kryer mëngjesin e kësaj të hëne. Dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Lideri politik i Hamasit, Yahya Sinwar, do të publikoi së shpejtë një mesazh të drejtpërdrejtë për popullin palestinez dhe botën.

Këtë e raportoi një zyrtar i lartë i grupimit që operon në Rripin e Gazës. Përveç Hamasit, Hezbollahut në Liban, Izraeli po përballet tashmë edhe me militantët Houthi të Jemenit. Kryeministri Benjamin Netanjahu, u zotua të kundërpërgjigjej me një hakmarrje të madhe ndaj luftëtarëve që mbështeten nga Irani. Houthit, që kontrollojnë Jemenin Verior, pretenduan se goditën Izraelin të dielën për herë të parë përmes një rakete hipersonike që udhëtoi mbi 2 mijë kilometra në vetëm 11 minuta e gjysmë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com