“Sulmet e opozitës treguan se problemin e kanë me drejtësinë!”, juristi: Për 21 janarin të thirren Ina Rama e Basha

Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi dje në Parlament mbi raportin vjetor të vitit 2023.

Dumani u pyet edhe nga deputetët për çështje të nxehta dhe hetimet që janë duke u kryer, për të cilat nuk hezitoi të përgjigjet.

Për të folur më shumë për këtë zhvillim ishte i ftuar në ‘Studio Live’ Arbër Hitaj, në Report Tv, juristi Romeo Kara.
Juristi tha se raportimi i Dumanit ishte i qartë dhe u përgjigj me fraza të shkurtëra, ndërsa theksoi se sulmet e opozitës ndaj kreut të SPAK, treguan se ata problemin e kanë me drejtësinë.

“Ata paraqitën një raport dhe ata nuk mund që të ndërhynin dhe të pyesin për proceduara të caktuara. Ata duhet që ë shqetësohen për kapacitet e SPAK dhe të KLSH, pra çfarë duhet bërë për ti ndihmuar. Ata edhe për etikë nuk mund të ishin përballë tij dhe ishin aty për ti kujtuan që kemi forcën politike dhe ata asgjë nuk kanë. Pse nuk foli njeri ku janë miliardat dhe si të rrisnim kapacitetet për të konfiskuar pasuritë e përbindëshave të politikës.

Si pyet për dosjen ti? Sa i takon raportimit të Dumani mu duk i qartë dhe përgjigjet me fraza të shkurtra dhe kjo është në stilin e avokatëve të flitet me fraza sa më të shkurtra sepse kjo nuk të prish punë. Ata duhet që të mbajnë larg duart nga institucionet e pavarura, ata treguan se kanë probleme me drejtësinë dhe jo me njëri- tjetrin. Ata e kanë problemin me SPAK dhe prandaj shpërthyen si kokoshka atje në Kuvend”, tha ai.

Lidhur me 21 janarin, i cili tashmë do të hetohet nga SPAK, juristi Kara tha se duhet që të thirren për të dëshmuar kryeprokurorja në atë kohë Ina Rama, si edhe ministri i Brendshëm në atë kohë Lulzim Basha.

“Kemi prishje hetimesh për 21 janarin serverat u fshinë, duhet të dëshmojë Ina Rama, Lulzim Basha dhe shumë të tjerë. Pse kujtojnë këta se do kalojë lehtë. Drejtësia duhet që të vihet në vend”, tha ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Faik Basha, teksa foli për raportimin e Dumanit në Kuvend u shpreh se institucionet shqiptare e kanë për detyrë që të japin llogari.

Ai theksoi se SPAK duhet të jap llogari edhe për akuzimet që faktoi KLSH per inceneratorët.

“Institucionet shqiptare e kanë për detyrë që të japin llogari dhe ne pamë një mazhorancë që ishte aty që duartrokiste atë që ka bërë dëmin më të madh sepse ka 12 vite në pushtet. Nuk po them të jap dosje ose sekret hetimor, por të jap përgjigje, për inceneratorin nuk është dhënë përgjigje. SPAK duhet të jap llogari për akuzimet që faktoi KLSH”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com