Vdekjet e civilëve në Gaza, nga Izraeli, u dënuan nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, duke folur për një shkatërrim në masë.
Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e cilësoi si të papranueshme rezistencën e Izraelit ndaj kërkesës për shtetësi për popullin palestinez.
“Operacionet ushtarake të Izraelit kanë shkaktuar shkatërrim masiv dhe kanë vrarë civilë në një shkallë të paprecedentë gjatë mandatit tim si sekretar i përgjithshëm”, tha Guterres në hapjen e Samitit G77+Kinë në Kampala në kryeqytetin e Ugandës.
“Kjo është zemërthyese dhe krejtësisht e papranueshme. Lindja e Mesme është një fushë e minuar, ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar mundësinë e një shpërthimi të konfliktit në të gjithë rajonin”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, Guterres deklaroi se refuzimi për të pranuar zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët është plotësisht i papranueshëm, duke sqaruar se mohimi i të drejtës për shtetësi palestinezëve do të zgjasë pafundësisht një konflikt që është zhvilluar në një kërcënim të madh për paqen botërore.
/a.r