Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në Birmingham, Alabama.
“Breshëri të shtënash u qëlluan mbi një grup njerëzish në zonën “Five Points South”, të qytetit”, deklaroi policia në vend.
Oficerët gjetën trupat e dy burrave dhe një gruaje në vendin e ngjarjes dhe një person i katërt nuk u mbijetoi dot plagëve edhe pse ishte transportuar në spital.
Detektivët po hetojnë nëse personat e armatosur iu afruan viktimave apo kaluan me makinë, shtoi policia. Deri më tani, për ngjarjen nuk ka të arrestuar.