Sula: Të bashkohemi të gjithë me “kuç dhe me maç” për të mundur Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula i ftuar në emisionin “Ekspres” i drejtuar nga gazetari Nolian Lole , u shpreh se  opozita duhet të rigrupohet rreth një figure ekzekutivi të një kryeministri të ardhshëm dhe të një qeverie në hije.

Sepse sipas tij, e drejte apo padrejtë, ish-kryeministri Berisha e ka të pamundur të dalin në fushatë ndaj  opozita duhet të jetë si një mozaik duke mos i munguar asnjë pjesë dhe duhet të bashkohen të gjithë.

“Opozita duhet të jetë si një mozaik duke mos i munguar asnjë pjesë dhe duhet të bashkohen të gjithë me “kuç dhe me maç” , ku çdo individë, çdo forcë politike , të gjithë që është opozitar duhet të jenë të bashkuar”, u shpreh Sula.

Sakaq ai thekson se, “shumë mirë që kanë nisur një turr takimet z. Gazment Bardh dhe Flamur Noka por është shumë vështirë se nuk janë Sali Berisha, ku ky i fundit është i izoluar dhe nuk del më të bëjë fushatë.  Me të drejtë a pa të drejtë ata i kanë hyrë kësaj rruge, por ne duhet të mblidhemi rreth një figure ekzekutivi të një kryeministri të ardhshëm dhe të një qeverie në hije. Kështu qytetarët duhet ta dinë që nuk votojnë vetëm për një individë por për këtë kryeministër.

Duke iu rikthyer situatës së bllokimit nga ana e opozitës, deputeti demokrat Sula u shpreh se gjatë kësaj periudhe për më shumë se pesë muajsh mazhoranca ka bërë dy ndryshime që kanë cenuar parlamentarizmi, që ka të bëjë me rregullore parlamentare dhe komisionet hetimore.

“Ka të paktën tetë muaj që opozita ka bërë kërkesë për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare dhe u materializua në datën 5 tetor të 2023 kur Konferenca e Kryetarëve i rrëzoi në mënyrë abuzive pa pasur prova” tha ai.

Ndaj vazhdon Sula, “sot jemi pas më shumë se pesë muajsh dhe unë do të thoja që dëmi që i është bërë gjatë këtyre muajve që opozita është në protestë janë shumë të rënda kryesisht për sa i përket Rregullores e cila është miratuar në mënyrë të njëanshme duke e kthyer atë në një Kod Penal që parashikon vetëm dënimet.  Por një dëme tjetër më i madh është ligji për Komisionet Hetimore Parlamentare”.

Sipas tij, “janë dashur gati 20 vite që të konsolidohej e gjithë procedura për komisionet dhe ajo u zhbë me një ndryshim të mazhorancës. Kemi dhe tre vendime të gjykatës Kushtetuese shumë të rëndësishme dhe këto vendime ezaurojnë dhe pretendimet e mazhorancave për mos ngritjen e këtyre komisioneve.  Nga ana formale Kushtetuesja thotë që komisionet janë e drejta e pakicës parlamentare, jo e opozitës që të jemi të qartë”.

Sa i përket nisjes së punës së Komisionit hetimor , Sula theksoi se, “komisioni që është ngritur sot unë dyshoj shumë se duke qenë se është prishur themeli për ligjin e komisioneve hetimore. Kjo u pa dhe sot që dhe transmetimi direkt në media bëhet nëpërmjet procesit të votimit që e ka në dorë shumica parlamentare. Pra që këtu shkelet dhe transparenca që bëhet në media.

Ndërsa për sa i përket komisionit të Reformës Zgjedhore, deputeti demokrat tha se, “për mua ka ‘vdekur’ ditën e enjte e javës së kaluar.

“Mendoj që ka qenë një strategji e mirë organizuar nga të dy palët që të shtyhet reforma zgjedhore. Pikat kryesore për reformën zgjedhore janë votimi i emigrantëve, votimi dhe numërimi elektronik, listat e hapura apo gjysmë të mbyllura, mendoj që ajo klimë e mirë mes opozitës dhe mazhorancës të finalizohej të paktën me vendimet e gjykatës Kushtetutës që politika i ka detyrim” shton  ai.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com