Albumi i Taylor Swift ka thyer një rekord të ri me mbi një miliard transmetime në Spotify që nga 22 Prilli.
Këngëtarja amerikane, e cila publikoi ‘The Tortured Poets Department’ javën e kaluar, tashmë është bërë artistja e parë në Spotify që ka kapur 300 milionë transmetime në një ditë të vetme.
Në një postim në X, Spotify shkruan: “Më 22 prill 2024, ‘The Tortured Poets Department’ e Taylor Swift u bë albumi më i transmetuar i Spotify në një javë. Albumi ka tejkaluar një miliard transmetime që nga publikimi i tij”
Taylor Swift’s ‘The Tortured Poets Department’ Becomes First Album to Hit 1 Billion Spotify Streams in a Single Week https://t.co/oV5i4vpXFI
— People (@people) April 25, 2024
Kantautorja ka thyer më parë rekorde në Spotify, duke u bërë artistja e parë femër në shërbimin e transmetimit të muzikës që arriti 100 milionë dëgjues në një muaj të vetëm në gusht 2023.
‘Midnights‘ e Taylor Swift arriti numrin 1 në të dy anët e Atlantikut dhe ishte albumi më i transmetuar në Britani për vitin 2023.
‘The Tortured Poets Department’, albumi i saj i 11-të, përmban bashkëpunime me Florence And The Machine dhe Post Malone dhe këngën e saj, titujt dhe tekstet duket se u referohen ish-partnerëve.