Stuhia polare shkakton 55 viktima në SHBA, mbyllen shkollat

Stuhia polare që ka përfshirë një pjesë të madhe të SHBA-së, e ka çuar bilancin e të vdekurve në 55.

Oregon është shteti më i goditur, ndërsa qindra mijëra banorë janë pa energji elektrike.

Të paktën 10 persona kanë vdekur në zonën e Portland, Oregon, nga stuhitë e të ftohtit.

Vdekjet janë raportuar në të paktën nëntë shtete këtë javë, pasi i ftohti vdekjeprurës goditi Paqësorin veriperëndimor dhe deri në jug në Misisipi.

Të paktën 14 vdekje janë rregjistruar në Tenesi, ndërsa autoritetet kanë ngritur alarmin e kuq duke ripërsëristur thirrjen e tyre për të mos dalë nga shtëpia dhe për të mos udhëtuar, për shkak të ngricave në disa akse rrugore.

Temperatuarat vijojnë gjithashtu të shënojnë rekorde, ku në disa rajone ka arritur edhe në -70 gradë Celsius.

Shkollat dhe shumë institucione janë mbyllur.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com